All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Integrimi në BE, mbahet në Bruksel takimi i parë mbi Kriterin Ekonomik dhe Kapitullin 32

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 15:42 | Politikë
Integrimi në BE, mbahet në Bruksel takimi i parë mbi Kriterin
All - Paragraf - 1

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian zhvilluan në Bruksel takimin e parë bilateral mbi Kriterin Ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”, në kuadër të integrimit. Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj shprehu vendosmërinë dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian, si një objektiv i rëndësishëm strategjik.

Fillimisht, Ministrja bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike të vendit dhe theksoi faktin se deri më tani, ekonomia e vendit e ka përballuar relativisht mirë goditjen e fundit globale të furnizimit me energji dhe disa mallra bazë, parë kjo edhe në kontekstin e problemeve që po kalon pjesa dërrmuese e ekonomive në botë.

All - Paragraf - 3

Stabiliteti makroekonomik është ruajtur mjaft mirë dhe situata e financave publike në vend është nën kontroll, tha Ibrahimaj, ndërsa shtoi se qeveria mbetet e angazhuar për të zbutur sa më shumë ndikimin e krizës së fundit në shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

Po ashtu, Ministrja theksoi se qeveria mbetet e përkushtuar për të vazhduar konsolidimin fiskal, duke synuar uljen e vazhdueshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, në përputhje të plotë me rregullin fiskal të frenimit të borxhit.

“Në periudhën afatmesme në vijim do të vazhdojmë me reforma të rëndësishme në financat publike, si nga ana e të ardhurave, ashtu edhe nga ana e shpenzimeve, për të mbështetur konsolidimin fiskal, si dhe për të krijuar hapësirën e mjaftueshme fiskale për financimin e nevojave shtesë në sektorët prioritarë dhe veçanërisht në kapitalin njerëzor, në përputhje gjithashtu me rekomandimin përkatës të bërë nga Komisioni dhe të përsëritur në udhëzimet e politikave të disa raundeve të mëparshme të dialogut tonë të përbashkët”, tha Ibrahimaj.

All - Paragraf - 6

Sa i përket Kapitullin 32 “ Kontrolli Financiar”, Ministrja bëri një prezantim të angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të BE-së. Disa masa konkrete janë marrë në lidhje me kontrollin financiar, të cilat konsistojnë në disa drejtime si:

•             Hartimi dhe zbatimi i një kuadri strategjik gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, me qëllim përcaktimin e një sistemi modern, të përshtatshëm dhe efikas të kontrollit të brendshëm financiar publik dhe aplikimin e metodave të reja për të rritur efikasitetin, përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe motivimin e punonjësve publikë;

•             Funksionimi i një organi auditimi të jashtëm të pavarur nga ana institucionale, operacionale dhe financiare, që zbaton auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe mbështet Parlamentin për një llogaridhënie dhe shqyrtim efektiv;

All - Paragraf - 9

•             Mbrojtja e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimeve në menaxhimin e fondeve të BE-së nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një kuadri ligjor në përputhje me kërkesat e acquis të BE-së dhe krijimit të një bashkëpunimi të ngushtë me OLAF-in për raportimin e rasteve hetimore;

•             Hartimi dhe zbatimi i kuadrit rregullator, i përshtatur kryesisht me kërkesat e acquis, për sigurimin e kushteve bazë për mbrojtjen e euros nga falsifikimi;

Gjithashtu, Ministrja përmendi faktin se në kuadër të procesit integrues është rritur edhe bashkëpunimi institucional me shoqërinë civile, bizneset dhe akademinë.

Grupi i ekspertëve të MFE dhe institucioneve të tjera që janë të përfshirë në  këto kapituj, dhe drejtohen nga Negociatorja e kapitullit 32 “Kontrolli financiar” dhe Kriterin ekonomik,  Zëvëndësministre e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, bënë prezantimet përkatëse se cfarë është arritur deri tani për to.

All - Paragraf - 13

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces të rëndësishëm, pas hapjes së negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga 33 kapituj gjithsej në procesin e Integrimit Europian, Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton 13 kapituj dhe 2 kapituj me bashkënegocim, si dhe Kriterin Ekonomik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/integrimi-ne-be-kapitujt-mbi-sigurine-dhe-drejtesine-percaktues-per-ritmin-e-negociatave/
https://a2news.com/2022/09/13/integrimi-ne-be-perfaqesues-te-unionit-takime-me-ramen-kryenegociatoren-dhe-ki/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos