Integrimi në BE, Schutz: Sundimi i ligjit dhe liria e medias, përparësi

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 20:32 | Aktualitet
Integrimi në BE, Schutz: Sundimi i ligjit dhe liria e medias,

Ballkani perëndimor është mes prioriteteve të presidencës gjermane të Bashkimit europian, por progresi konkret i shteteve të rajonit drejt integrimit në BE, varet nga përkushtimi i tyre ndaj sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.

Kështu u shpreh drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Gjermani, Susan Schutz, gjatë një interviste për Birn.

“Ne synojmë të zhvillojmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe nëse plotësohen kushtet, gjithashtu me Shqipërinë gjatë Presidencës sonë të BE”, deklaroi ajo.

Ndërsa rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE duket më e shtruar, Shqipëria haset me pengesa. Reformat në drejtësi dhe sistemi zgjedhor, identifikohen si prioritet nga qeveria e Berlinit.

“Që prej ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016 kemi parë se reforma në drejtësi, përfshirë vetingu i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve është shumë sfidues. Është një proces i ndërlikuar dhe i gjatë që ka çuar në mos funksionim të pjesshëm të gjyqësorit, por nuk ka alternativë tjetër”, deklaroi ajo.

Liria e mediave përmendet gjithashtu si çështje më rëndësi të madhe për qeverinë gjermane dhe rrjedhimisht për presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Sipas zyrtares së lartë, projektligji i ri për mediat në Shqipëri nuk reflekton standardet dhe praktikat europiane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos