Incidenti i pazakontë, avioni i madh përmbys të voglin

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 13:03 | Kapur në kamera

Të shtunën, në Kaliforni, një avion i vogël u përmbys në aeroportin John Wayne.

Nga raportimet fillestare u tha se shkak ishte era e fortë. Por zyrtarët e Orange County Flight Center, që zotëron avionin, thanë se përmbysja ndodhi “për shkak të shpërthimit të rrymës së ajrit nga motorët e një avioni më të madh”.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po heton incidentin. Aeroporti tha se nuk pati të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos