Inter, Asllani drejt formacionit titullar në ndeshjen e parë të Serisë A

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 19:24 | Futboll
Inter, Asllani drejt formacionit titullar në ndeshjen e parë të

Kristjan Asllani mund ta nisë si titullar ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Interit.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, pritet t’i besojë mesfushorit shqiptar të shtunën ndaj Lecce, debutimit në Serinë A të zikaltërve për këtë sezon, edhe pse Marcelo Brozovic u stërvit me ekipin.

Pritet që mesfushori kroat të grumbullohet pas problemeve në pulpë që pati të premten e kaluar, por mbetet për t’u parë nëse Inzaghi do ta rrezikojë nga minuta e parë.

Sipas sportmediaset.it, duke qenë se Brozovic nuk mori pjesë në ndeshjen stërvitore në fund të seancës, ka shumë mundësi që qendra e mesfushës t’i besohet Kristjan Asllanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos