
Edhe pse Udinese është një ekip që po lufton për mbijetesën në Serie A, barazimi pa gola i Interit mund të quhet një hap fallco i rëndësishëm për djemtë e Luciano Spalletit.
Milanezët krijojnë më shumë dhe mund të kalonin në avantazh qysh në fillim me Lautaro Martinez, por goditja e tij me kokë përfundon në shtyllë.
Udinese ndërkohë është e gjallë dhe krijon probleme në kundërsulm, dhe në fund të pjesës së parë kërkon një penallti për një shtyrje të Brozovic.
Në pjesën e dytë presioni i Interit është më i madh dhe rastet më të shumta. Një deviacion i De Vrij shpëtohet mrekullisht nga portieri Musso, ashtu si dhe një rast në minutën e 87-të për Keita.
Ndeshja mbaron pa gola, dhe pika me siguri i shërben më shumë Udineses, që lë mbrapa me 4 pikë Empolin. Interi ngjitet në kuotën e 63 pikëve dhe sidoqoftë do të mbetet e treta këtë turn, por nuk mund të bëj më asnjë gabim. (A2 Televizion)