
Kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer është i mendimit se nordikët meritojnë të kalojnë grupin pas të gjitha atyre që kanë kaluar përgjatë këtyre ditëve.
“Do ta presim Rusinë me mentalitetin që mund t’ia dalim. Shpresoj të kemi të njëjtën mbështetje nga publiku”, ka thënë Kjaer që kërkon nga skuadra të shfrytëzojë në maksimum faktin që ndeshja që mban gjallë shpresat e kualifikimit, luhet përballë publikut të tyre në Kopenhagë.
Pas dy ndeshjeve të parë në grup, Danimarka gjendet në kuotën e zero pikëve, në vendin e fundit në grup, ndërsa do të luajë ditën e hënë ndaj Rusisë dhe një rezultat pozitiv do t’u jepte shanse vikingëve për kualifikim. (A2 Televizion)