Inter-Juve edhe gjatë pushimit të kombëtareve, Godin ndërhyn ashpër ndaj Dybala

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 15:47 | Futboll
Inter-Juve edhe gjatë pushimit të kombëtareve, Godin ndërhyn

Ditën e djeshme u luajt miqësorja Argjentinë-Uruguaj, që pati shije nga përballja Inter-Juve, pasi në fushë kishte futbollistë të këtyre dy skuadrave.

Dhe duket se rivaliteti ishte mbartur edhe në kombëtare. Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, kreu një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit të Juventusit, Paolo Dybala.

Një ndeshje miqësore jo edhe aq miqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos