Korçarët luajnë finalen e sezonit, Skënderbeu pret Egnatian në ndeshjen përcaktuese

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 13:07 | Futboll
Korçarët luajnë finalen e sezonit, Skënderbeu pret

Skënderbeu luan fatet e sezonit në shtëpi përballë Egnatias. Vetëm fitorja i mban në korçarët në lojë në javët e mbetura të sezonit. Çdo rezultat tjetër thellon më tej diferencën me rrogozhinasit duke e bërë praktikisht të paarritshme mbijetesën. Një gjë e tillë është pranuar edhe nga trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega, kur tha se ndeshja është e vështirë dhe delikate por nga ana tjetër është shprehur se luajnë vetëm për një rezultat.

Nisur nga rezervat që ka pasur nga gjykimet e tjera, kryepankina korçare për këtë takim kaq shumë delikat nuk ka nguruar haptazi të kërkojë një gjykim korrekt.

Në duelet e tjera Tirana pret Kastriotin në stadiumin Selman Stërmasi, ndërsa Teuta udhëton në Elbasan ku do të përballet me Dinamon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos