Revolucioni tek “djajtë e kuq”, me ardhjen e ten Hag ndryshon strategjia e United 

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 11:38 | Futboll
Revolucioni tek “djajtë e kuq”, me ardhjen e ten Hag ndryshon

Me ardhjen  e holandezit Erik ten Hag, tek Manchester United po rimendojnë që tani skenarët e merkatos ku mund të rrezikohen dhe ata të  ashtuquajturit të paprekshëm.

Dy të parët janë francezi Pol Pogba dhe serbi Nemanja Matic, të dyve i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do t'i thonë lamtumirë Old Trafford, ashtu si Marcus Rashford dhe Antoni Martial, aktualisht i huazuar tek Sevija .

 Për Pogba-n, aventura e tij në Mançester tashmë mund të konsiderohet e përfunduar pasi do të duhen të paktën katër javë për t'u rikuperuar nga dëmtimi që mori me ndeshjen përballë  Liverpool-it.

 Dyshime ka dhe për të ardhmen e Aaaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Antoni Jones dhe Alex Tellas, megjithatë, mbetet për tu konfirmuar por të katërt kanë pak gjasa të qëndrojnë. Sa i përket yllit të skuadrës Cristiano Ronaldo, trajneri Ten Hag e ka bërë të qartë se dhe nëse portugezi largohet nuk do të jetë fundi botës por gjithçka do të varet nga objektivi Champions.

https://a2news.com/2022/04/21/united-zyrtarizon-trajnerin-e-ri-per-sezonin-e-ardhshem/

Në rast se “djajtë e kuq“ nuk e arrijnë, Ronaldo do të kërkojë një tjetër destinacion për të vijuar karrierën e tij. Një revolucion i vërtetë tek Manchester Unted që siç theksojnë dhe drejtuesit e klubit anglez projekti i ri do të këtë në plan të parë rikthimin në krye si në Angli ashtu dhe në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos