Kategoria e Parë, portieri i Dinamos i “dhuron” titullin Egnatias

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 21:18 | Futboll

Egnatia u shpall kampione e Kategorisë së Parë. Skuadra rrogozhinase mposhti 1-0 Dinamon në finalen e kësaj kategorie.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, diferencën e bëri gabimi i portierit dinamovit Edvan Bakaj. Kur po luhej minuta e tretë dhe e fundit shtesë e ndeshjes, Bakaj gaboi daljen nga zona e tij, duke lënë portën e boshatisur, me Ndriçim Shtubinën që nuk e la t’i shpëtonte kjo mundësi e artë.

Pavarësisht humbjes së finales, Dinamo do t’i gëzohet këtij sezoni, pasi kthehet në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh mungesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos