David Alaba luajti sot ndeshjen e tij të fundit me Bayern Munchen. Në moshën 28-vjeçare, futbollisti austriak vendosi që të mos zgjaste kontratën e tij me kampionët e Gjermanisë, por të vijojë karrierën me Real Madrid.
Trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte në minutën e 73-të, në mënyrë që Alaba të përcillej me nderimet që i shkojnë për shtat lojtarit jogjerman që ka luajtur më shumë ndeshje me skuadrën bavareze.
Alaba përqafoi të gjithë shokët e ekipit, por emocionet më të forta i provoi kur u takua me Neuer dhe Lewandowski. (A2 Televizion)