“Torpedo” Lewandowski, polaku thyen rekordin historik të Gerd Muller

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 17:36 | Futboll

Robert Lewandowski mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon fantastik për të, duke shënuar kundër Augsburg (5-2) golin numër 41 personal në Bundesligë.

Me këtë gol, sulmuesi polak theu rekordin historik të legjendarit Gerd Muller, i cili në sezonin 1971-1972 kishte shënuar 40 gola në kampionatin gjerman.

E veçanta është se goli i rekordit erdhi vetëm në minutën e 90 të ndeshjes. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ZLYJBb45EMU&t=2s

A2 CNN Livestream

Latest Videos