
Interi fitoi trofeun e Kupës së Italisë mbrëmjen e së enjtes teksa mundi 2-1 në finale Fiorentinën. Një ndihmesë sado të vogël në këtë sukses të zikaltërve pati edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, tek i cili mbërritën edhe dy urime speciale.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajneri Silvinho, por edhe stafi I Kombëtares kanë uruar Asllanin për këtë trofe, të dytë sezonal me skuadrën e Interit.
Ky triumf i Asllanit me Interin vjen para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. (A2 Televizion)