Interi “vetëvritet” në Bologna

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 22:15 | Futboll
Interi “vetëvritet” në Bologna

Interi ka bërë një gafë që mund t’i kushtojë të gjithë sezonin në Serie A, teksa është mposhtur në ndeshjen e prapambetur 2-1 në transfertë nga Bologna.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Perisic dhe krijoi idenë e një tripikëshi të lehtë për zikaltrit, por nuk rezultoi aspak kështu.

https://a2news.com/2022/04/27/gafa-e-pafalshme-e-portierit-te-interit/

Arnautovic, një ish-interist, barazoi rezultatin në pjesën e parë. Ndërkohë, skandalin për Interin e bëri portieri Radu, i cili realizoi një gafë të pafalshme në fund, duke i dhënë mundësi Bologna-s të shënojë edhe golin e fitores.

Tashmë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje, Milani e sheh veten 2 pikë para zikaltërve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos