
Inter ka fituar 1-0 ndeshjen e parë ndaj Portos, e vlefshme për 1/8 e finaleve të Champions League.
Romelu Lukaku, i aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes, në minutën e 86 të takimit.
Ndërkohë, një ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe portieri Onana, i cili shpëtoi zikaltërit nga pësimi i golit në disa raste. (A2 Televizion)