
Pavarësisht sezonit të vështirë që po kalojnë, te Kukësi ka optimizëm se shumë shpejt do t’i rikthehen objektivit.
Verilindorët, aktualisht, pozicionohen në zonën e ftohtë dhe detyra në javët e mbetura është e vështirë. Megjithatë, sipas teknikut Hallaçi, asgjë s’është e pamundur. Skuadra do të provojë deri në fund për të shpëtuar.
Këtë javë, Kukësi ka një takim të vështirë përballë Partizanit. Një ndeshje ku kuksianët do të kërkojnë vetëm fitoren.
Pavarasisht presionit, Hallaçi ka besim se skuadra do t’ia dalë. Aktualisht, Kukësi pozicionohet në vendin e nëntë me 25 pikë pas 22 javësh. (A2 Televizion)