Interpoli operacion në 15 shtete, sekuestrohen droga me vlerë 5 miliardë dollarë në Amerikën Latine  

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 22:50 | Bota
Interpoli operacion në 15 shtete, sekuestrohen droga me vlerë 5

Policia në Amerikën Latinë ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me një vlerë prej 5 miliardë dollarësh me finalizimin e një operacioni ndërkombëtar.

Operacioni, që është zhvilluar në 15 shtete, sipas raportimeve ka zgjatur për tre javë. Policia sekuestroi gjithashtu më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale ndërsa po kryen pothuajse 15,000 arrestime.

Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në kuadër të operacionit, i cili u koordinua nga Interpoli. Sipas këtij të fundit, arrestimet kanë ndërprerë punën e disa bandave të fuqishme.

I koduar “Trigger IX”, operacioni ndërkombëtar kishte synim luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.

Ekspertët nga vendet pjesëmarrëse u mblodhën në një qendër operacionesh në Foz do Iguaçu, një qytet në kufirin e Brazilit me Argjentinën dhe Paraguajin, nga 12 mars deri më 2 prill.

Atje, ata shkëmbyen inteligjencë mbi funksionimin e bandave ndërkombëtare, të tilla si First Capital Command (PCC) dhe Mara Salvatrucha me qëllimin për të ndërprerë kalimin e armëve të zjarrit të paligjshme.

Interpoli ka paralajmëruar prej kohësh se kontrabanda e armëve forcon fuqinë e bandave dhe nxit më tej aktivitetet e tyre kriminale.

"Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura," tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock duke iu referuar 203 tonëve kokainë dhe drogave të tjera të sekuestruara.

Kujtojmë se bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më mirë të armatosura dhe policia lokale shpesh e po e gjen veten të paarmatosur kur përballet me ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos