Irani njofton se kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 09:16 | Bota
Irani njofton se kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit

Autoritetet në Iran njoftojnë se kanë nisur arrestimet e personave që konsiderohen përgjegjës për rrëzimin e avionit të “Ukrainian Airlines”, javën e kaluar, ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit.

Ende nuk bëhet me dije identiteti apo pozicioni i personave të arrestuar për ngjarjen e rëndë, por sipas zëdhënësit të sistemit të drejtësisë Gholamhossein Esmaili, ata kanë një rol kyç.

Autoritetet iraniane për disa ditë e mohuan të kenë rrëzuar avionin ukrainas, por më pas e pranuan përgjegjësinë duke thënë se ngjarja ishte tërësisht aksidentale. Ata deklaruan se do të zhvillohen hetime dhe personat përgjegjës do të vihen përpara drejtësisë.

Avioni i “Ukrainian Airlines” u rrëzua nga një raketë pasi u ngrit nga aeroporti i Teheranit, vetëm disa orë pas sulmeve iraniane ndaj bazave ushtarake amerikanë në Irak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos