Irani sfidon Perëndimin, shkel marrëveshjen bërthamore

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 23:05 | Bota
Irani sfidon Perëndimin, shkel marrëveshjen bërthamore

Irani shkel marrëveshjen me fuqitë botërore, duke rritur nivelin e pasurimit të uraniumit. Lajmin e konfirmon Agjencia Ndërkombëtare për energjinë bërthamore. Inspektorët e saj verifikuan se limiti prej 300 kg, i përcaktuar në marrëveshjen e firmosur në 2015-tën, ishte tejkaluar.  

Edhe Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif konfirmoi se ishte shkelur kufiri i lejuar, duke paralajmëruar se do të shkojnë edhe më tej.

E megjithatë Zarif shtoi se masat ishin të kthyeshme, nëse evropianët do tu përmbaheshin zotimeve të tyre. Autoritetet iraniane kishin paralajmëruar se do shkelnin marrëveshjen, në shenjë hakmarrje për sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe vendimit të Trump për t’u tërhequr nga pakti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos