Piramida 4 mijë vjeçare hap dyert për publikun në Egjipt

Nga A2 CNN
1 Korrik 2019, 23:00 | Bota
Piramida 4 mijë vjeçare hap dyert për publikun në Egjipt

Piramida 4 mijë vjeçare “Lahun” në Egjipt hapi dyert për publikun për herë të parë, duke shfaqur një rrjet nënkalimesh dhe një dhomë varri. Një ekip i vogël arkeologësh nga Ministria Egjiptiane e Antikitetit shpenzoi rreth një vit duke pastruar pjesët e brendshme të piramidës, që ishin mbuluar nga gurët e shumtë.

Një sërë artefaktesh janë gërmuar dhe ekspozuar jashtë piramidës, përfshirë bizhuteri, zinxhirë dhe sende të tjera me vlerë historike që ishin në gjendje shumë të mirë.

Bashkë me artefaktet është ekspozuar dhe një sarkofag i dekoruar me shumë ngjyra, bashkë me disa maska të pikturuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos