Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi, tha në Ditarin e A2 CNN se NATO ndodhet para një krize sigurie me atë që po ndodh në Ukrainë. Por, shtoi ai, nëse ka ndërhyrje të Rusisë në Ukrainë, sanksionet ndaj saj do të jenë të jashtëzakonshme. “Perëndimi do ta përjashtojë Rusinë nga sistemi i transaksioneve financiare ndërbankare mbarëbotërore. Kjo do ta vendoste Rusinë në një situatë mjaft të vështirë ekonomike. Gjithashtu nuk do të ishte të përdorte as sistemin e dollarit. Kjo krahasohet me bombën atomike në sistemin financiar. Do të përjashtohet Rusia nga sistemi tregtar i pajisjeve teknologjike aerospaciale, teknologjisë së mbrojtjes, telefonave celularë, dhe Departamenti i Thesarit po përgatitet për të bllokuar shitjen në Rusi të mallrave të konsumit të përditshëm”, tha Demi. (A2 Televizion)
Ish-ambasadori shqiptar në NATO, Demi: Çfarë i ndodh Rusisë nëse futet në Ukrainë
