Kuqezinjtë ''të dënuar'' për fitore, synim vendi i parë

Nga Dea Kozma
11 Nëntor 2026, 17:29 | Futboll

Të fokusuar për të marrë 3 pikë. Trajneri Rolando Maran së bashku me futbollistin Ardjan Ismajli dolën në konferëncë për shtyp në prag të ndeshjes me Finlandën.

Për kuqezinjtë ''detyrim'' është vetëm fitorja, nëse duan të besojnë deri në fund te vendi i parë në grup, shkruan A2.

Trajneri Maran theksoi se ende nuk ka vendosur për formacionin që do të zbresë në fushë, ndonëse u shpreh i bindur që kushdo që do të luajë, do të japë maksimumin.

Ardjan Ismajli i tregoi se në skuadër mbizotëron një frymë pozitive dhe me një stadium të mbushur, djemtë do të tentojnë vetëm për fitore. 

Objektivi i kombëtares shqiptare mbetet fitimi i grupit dhe rikthimi në Ligën B, si dhe ruajtja e një rruge alternative drejt kualifikimit në EURO 2028. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos