
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës, pas dy ditësh negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesit e të dyja palëve, ndërsa Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, tha se marrëveshja parashikon lirimin më të madh të të burgosurve deri më tani.
Numri përfundimtar i personave që do të shkëmbehen pritet të përcaktohet në vijim. Negociatat u përqendruan gjithashtu te kthimi i civilëve ukrainas të mbajtur në Rusi dhe i fëmijëve të marrë nga Ukraina, si dhe te garancitë e sigurisë.
Në bisedime morën pjesë edhe përfaqësues evropianë, pavarësisht kundërshtimeve të Moskës për përfshirjen e tyre. Pala amerikan mbetet e vendosur për të rigjallëruar negociatave të paqes që deri më tani kanë dështuar të prodhojnë rezultate të rëndësishme.
Jared Kushner dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff pritet të takohen me presidentin rus Vladimir Putin të enjten, ndërsa më pas do të zhvillojnë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Megjithatë, pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, palët nuk kanë shfaqur ende gatishmëri për kompromis mbi kushtet për përfundimin e luftës. (A2 Televizion)