Ish-bashkëshorti i kërkon falje në skenë, "tërbohen" fansat e Cardi B | VIDEO

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 15:49 | Showbiz
Ish-bashkëshorti i kërkon falje në skenë,

Gjithmonë ka një vend dhe moment për t’i kërkuar falje ish-partneres dhe për t’iu lutur që të riktheheni bashkë, por me siguri që momenti kur ajo është duke performuar në një koncert nuk është më i përshtatshmi.

Këtë bëri ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, i cili u ngjit në skenën e festivalit të saj në Los Angeles me një tufë lule në dorë ndërsa në sfond shkruhej “Kthehemi sërish bashkë Cardi”.

https://twitter.com/BasicBlaecGirl/status/1074328466194018304

Të dy diskutuan në skenë para mijëra njerëzve që ishin aty për të ndjekur koncertin, ndërsa mund të dëgjoheshin edhe zërat e fansave që i kërkonin këngëtares të mos pranonte. “Dua vetëm të të them më fal para gjithë botës”, u dëgjua të thoshte Offset. Në fund, Offset u largua nga skena pa marrë një përgjigje përfundimtare.

Më parë, ka qenë Cardi B që ka njoftuar divorci nga reperi me të cilin ka edhe një vajzë për shkak se ai e tradhtonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos