Ish-këshilltari i Metës Shemsi Prençi kandidon për Kamzën në primaret e PD-së

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 17:49 | Politikë
Ish-këshilltari i Metës Shemsi Prençi kandidon për

Shemsi Prençi, ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta dhe me një karrierë të gjatë në policinë e shtetit, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bashkinë e Kamzës, gjatë primareve të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.  

“Këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si  anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, thotë Prençi ndër të tjerat në postimin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/shemsi.prenci.9/posts/pfbid016W52fX3Bgy9174P5KDt8ccpscDNc4GQ4ZUGC3bT5EeyvQjoECN5cSJ95LrAnDwxl

Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërkohë që më parë kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile.

Drejtor policie në qarqe si Korça, Elbasani, Berati dhe Fieri, Prençi ka qenë edhe drejtor i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos