Ish-lojtarët e Kukësit shkëlqejnë në Turqi

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 18:08 | Futboll

Rroca dhe Ethemi, dy ish-lojtarë të Kukësit, po shkëlqejnë në futbollin turk me skuadrën e Istanbulspor.

Në ndeshjen e kësaj të hëne ndaj Altay-t në transfertë, Rroca realizoi golin e parë, ndërsa asistoi në golin e dytë të realizuar nga Ethemi.

Pas 19 ndeshjeve në kampionat, Istanbulspor renditet në vendin e dytë, me vetëm një pikë ndaj vendit të parë dhe ka synim ngjitjen në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos