Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse është vetëm 31 vjeç. Vendimin e zbuloi skuadra me të cilën braziliani luante deri tani, Adana Demirspor. Ai gjithsesi do të vazhdojë të qendrojë në skuadër pasi i është caktuar një detyrë jashtë fushe dhe ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës.
Presidenti i klubit Murat Sancak tha për një radio turke: “Pasi nuk u përfshi në planet e skuadrës vendosi të lërë futbollin dhe të nisë punën e re. Pranoi uljen e rrogës nga 600 mijë euro në 200 mijë. Besoj se do të bëjë një punë shumë të mirë për ne sidomos për marrëdhëniet me jashtë”.
Ai mbërriti te United në vitin 2007 si një i ri premtues, duke shënuar një penallti në finalen e Champions League të vitit 2008, të fituar nga “Djajtë e Kuq”. Gjithashtu fitoi katër tituj kampion në Angli në tetë vite që luajtur aty. Me kombëtaren braziliane luajti vetëm 8 ndeshje duke fituar Kupën e Amerikës në vitin 2007. (A2 Televizion)