Ish-shefi i luftës kundër drogës dënohet për trafik droge

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 21:45 | Bota
Ish-shefi i luftës kundër drogës dënohet për trafik

Ish-shefi i Sigurisë dhe i luftës kundër drogës në Meksikë është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge.

Genaro Garcia Luna u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.

54-vjeçari Garcia Luna, i cili ishte  deklaruar i pafajshëm, u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019 dhe mund të dënohet me 10 vite burg.

Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditësh diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork.

Ai është zyrtari më i lartë meksikan i gjykuar në SHBA.

Garcia Luna shërbeu si shef i sigurisë publike gjatë administrimit të Presidentit Felipe Calderon midis 2006 dhe 2012. Para kësaj, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2006. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos