
Forcat Detare kanë shpëtuar sot një mjet lundrues me dy peshkatarë që gjendeshin nëdet të hapur, rreth 9 milje në perëndim të Karaburunit.
Kërkesa për ndihmë u mor nga anija “Mati” e forcave detare shqiptare, që ndodhet në ishullin e Sazanit.
Peshkatarët dhe mjeti lundrues u rimorkiuan pa problem në Triport. (A2 Televizion)