Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Dy fuoristrada janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar. Ndërkohë, persona e plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)