
Tre persona kanë humbur jetën, pasi janë prekur nga gripi. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se pas analizave, dy prej tyre kanë ndërruar jetë nga virusi sezonal AH1N1 dhe rasti i tretë po verifikohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
“Situata e gripit në Shqipëri është pak a shumë e ngjashme me situatën e vendeve të rajonit dhe europiane në përgjithësi, përveç Greqisë që ka një intensitet më të lartë të virusit të grupit. Deri tani janë dy raste të personave që kanë humbur jetën për shkak të gripit, ndërsa një rast tjetër po verifikohet. Një rast është nga Tiranë, ndërsa dy rastet e tjera janë të referuara nga Elbasani”
Silva Bino, specialiste e ISHP
Doktoresha Silva Bino, në një deklarate për mediat tha se nuk ka vend për panik, pasi personat që kanë humbur jetën kanë qenë të pavaksinuar. Teksa apeloi për vaksinim të popullatës Bino, tha ka një rritje të virusit të gripit AH1N1 dhe nuk ka të prekur nga gripi derri. Virus ky që është i përfshirë në vaksinën e gripit. (A2 Televizion)