Tefik Osmani dhe Hair Zeqiri komentuan episodin e sekondave të fundit të ndeshjes Iran-SHBA, ku Mehdi Taremi kërkoi 11-metërsh pas një kontakti në zonë me Carter-Vickers.
“Duket dora e majtë te shpatulla e sulmuesit Taremi, por ndonjëherë janë arbitrat në VAR ata që vendosin. Kontakt dhe prekje ka”, tha Osmani.
Ndërsa Hair Zeqiri u shpreh se “nuk mund ta vlerësojmë sa i madh është kontakti për të dhënë apo jo penallti”.
“Besoj se arbitrat e kanë pasur kohën për ta gjykuar më mirë”, shtoi Zeqiri. (A2 Televizion)