
Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së kanë ndihmuar një turist nga Meksika, i cili duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.
30-vjeçari ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë dhe menjëherë kanë nisur kërkimet.
Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit, i cili po transportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore. (A2 Televizion)