Ishte finalja e parakohshme, u shndërrua në ”masakër”, Bayern poshtëron Barça-n me 8 gola

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 23:02 | Futboll
Ishte finalja e parakohshme, u shndërrua në

Të gjithë sytë ishin sot në Portugali për përballjen e dy gjigantëve europianë, Bayern Munchen dhe dhe Barcelona-s, por gjatë ndeshjes disa filluan të kujtojnë skenat e fitores historike të Gjermanisë me Brazilin në Botërorin e  vitit 2014.

Bavarezët fituan me rezultatin e paprecedentë 8-2, një dominim i paparashikueshëm në nivel teknik, fizik dhe taktik, ku katalanasit nuk mundën as për një moment të tregonin vlerat e tyre.

Leksioni i Bayern-it filloi në minutën e dytë me Muller dhe nuk mbaroi deri në fund, me protagonistë Perisic, Gnabry, Lewandoski, Kimmich dhe dy herë ish-i Coutinho, që vulosi ndoshta performancën më sensacionale të Bayern-it në turneun kontinental, dhe natën më të hidhur të historisë së katalanësve të Messi-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos