Ishte marrë peng në Angli, lirohet 30-vjeçari. 7 shqiptarë të arrestuar

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 11:23 | Kronikë
Ishte marrë peng në Angli, lirohet 30-vjeçari. 7 shqiptarë

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ndërkombëtar, për lirimin e një personi të marrë peng. I koduar “Pengu”, operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

“Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit, që thekson se në këmbim të lirimit të 30-vjeçarit kërkoheshin 400 000 paundë.

Operacioni është në vijim dhe për këtë arsye nuk bëhen publike të dhënat e personit të marrë peng dhe të personave të arrestuar, deri në përfundim të operacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos