ISIS merr goditjen e radhës, arrestohet në Turqi lideri i ri

Nga A2 CNN
26 Maj 2022, 21:24 | Bota

Mediat turke raportojnë se forcat e policisë kanë arrestuar së fundmi në Stamboll liderin e ri të Shtetit Islamik, Abu al-Hassan al-Qurayshi, vetëm 3 muaj pasi u zgjodh në krye të grupi terrorist.

Abu al-Hassan al-Qurayshi është vëllai i ish-kalifit të vrarë të ISIS,Abu Bakr al-Baghdadi. Ai u emërua në krye të grupit islamik disa muaj pas vrasjes së Abu Ibrahim al-Quraishi.

Vrasja e Abu Ibrahim al-Quraishi ishte një tjetër goditje për Shtetin Islamik, 2 vjet pasi lideri i dhunshëm i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi u vra nga një sulm i ushtrisë amerikane në 2019.

“Profesori” Ibrahim al-Quraishi për të cilin ekzistonte një shpërblim 10 milionë dollar hodhi veten në erë së bashku me familjen kur shtëpia e tij u rrethua nga trupa speciale amerikane.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin e Abu al-Hassan al-Qurayshi, por pritet një prononcim për shtyp në ditët në vijim nga presidenti Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos