Islanda bllokon në aeroport ekipin turk, ofendohet kapiteni Belozoglu

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 11:11 | Futboll
Islanda bllokon në aeroport ekipin turk, ofendohet kapiteni Belozoglu

Rrezikohet të kthehet në një çështje diplomatike trajtimi që i është bërë mbrëmë Kombëtares së Turqisë në Islandë, ku do të ndeshjet me ekipin vendas për eliminatoret e Evropianit të vitit të ardhshëm.

Sipas lojtarëve turq, Burak Yilmas dhe kapitenit Emre Belozoglu, ekipi ka qëndruar në pritje për më shumë se tri orë në aeroport për kontrollin e pasaportave, madje të gjithë lojtarëve iu janë kontrolluar imtësisht dhe bagazhet me motivin për arsye sigurie.

Skandali thellohet dhe më tepër me gjestin e një personi që hiqej si gazetar, i cili i ka afruar kapitenit turk një furçë dhëmbësh, gjatë intervistës, sikur të ishte mikrofon.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ankarasë zyrtare me ministrin e Jashtëm Cavusoglu i cili e cilësoi si të papranueshme pritjen e skuadrës përfaqësuese, si në rrafshin diplomatik ashtu edhe atë humanitar.

“Nuk ka dyshime që do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, tha Cavusoglu duke paralajmëruar dhe një notë proteste përmes ambasadës së Ankarasë në Norvegji.

Kombëtarja turke dhe ajo islandeze ndodhen në një grup eliminator me Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos