Ismail Kadare fiton çmimin “Pak Kyongni 2019” në Korenë e Jugut

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 18:41 | Kulturë
Ismail Kadare fiton çmimin “Pak Kyongni 2019” në

Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për veprën e tij kësaj radhe në Korenë e Jugut.

Kryetari i komisionit përzgjedhës, Kim Uchang njoftoi se fituesi i çmimit “Pak Kyongni” për këtë vit është pikërisht shkrimtari i mirënjohur shqiptar. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren koreane Pak Kyongni. Ai nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë. Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford.

Këtë vit komisioni përzgjedhës shqyrtoi 350 autorë nga e gjithë bota dhe më pas, në muajin korrik, caktoi listën e 5 më të mirëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos