Një metaforë për elegancën, Jon Kraja mes tablove plot ngjyra dhe skulpturës plastike

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 20:32 | Kulturë

Eleganca mund të jetë edhe brutale, madje në një shoqëri konsumatore duket se kjo shet më shumë se gjithçka. Këtë zhurmë dhe lëvizje të jetës sjell përmes tri tablove dhe dy skulpturave artisti Jon Kraja.

“E kam parë dhe e shoh në këndvështrimin e një metafore forme”, thotë artisti.

Edhe pse dy vepra janë realizuar me material të riciklueshëm, Kraja nuk dëshiron të thotë se ka një mesazh. Ai përpiqet vetëm të japë ndjesi.

Dy nga veprat e ekspozuara

“Unë nuk jam artist që shquhem për kauza sociale, ndonëse jam marrë shumë me çështjen e plastikës. Në një ekspozitë tjetër jam marrë me shtrembërimin e shishes, i njëjti proces është edhe këtu por vazhdon në një mënyrë tjetër, pas kësaj forme brutale unë gjej elegancën në një formë tjetër”, shpjegon Kraja.  

Ekpozita që u çel mbrëmjen e së enjtes në Galerinë 70, në qendrën Toptani do të qëndrojë e hapur deri më 19 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos