Ismajli gati, Balaj rrezikon sfidat me Hungarinë e Poloninë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 12:04 | Futboll
Ismajli gati, Balaj rrezikon sfidat me Hungarinë e Poloninë

Pas Hoxhallarit, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar për kualifikueset e Botërorit 2022 me Hungarinë dhe Poloninë.

Bekim Balaj ka probleme muskulore dhe nuk u stërvit me skuadrën. Sulmuesi iu nënshtrua vizitave mjekësore, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse shkodrani do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja.

Në anën tjetër, kuqezinjtë kanë marrë lajme pozitive nga mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili është stërvitur rregullisht me grupin. Shqipëria luan në Budapest, të shtunën e 9 tetorit, ndërsa në datën 12 pret Poloninë në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos