
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës akuzoi ushtrinë amerikane duke thënë se ajo mund të jetë përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan.
Kina iu përgjigj komenteve të bëra nga zyrtarë amerikanë që e akuzuan këtë vend për përgjigjje të ngadaltë ndaj virusit dhe se nuk kanë qenë transparentë.
Të mërkurën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, tha se mosreagimi i shpejtë i Kinës i ka kushtuar botës ndoshta dy muaj kohë.
Përgjigjja e Ministrisë së Jashtme të Kinës erdhi përmes zëdhënësit Zhao Lijan: “Kur u zbulua pacienti 0 në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Kush janë emrat e spitaleve? Mund të ketë qenë ushtria amerikane ajo që e solli epideminë në Wuhan. Jini transparentë! Bëjini publike të dhënat! SHBA duhet të na japë disa shpjegime”. (A2 Televizion)