Shtëpia e Bardhë nuk do të bëhet karantina e presidentit Trump, edhe pse një ndihmës i Presidentit brazilian i diagnostikuar me koronavirusin e ri, Covid-19, ishte i pranishëm gjatë takimit mes dy liderëve javën e kaluar në rezidencën e Trump në Florida, Mar-a-lago.
“Le ta themi kështu: nuk jam fare i shqetësuar”, u tha Trump gazetarëve, edhe pse ai dhe zv.presidenti Mike Pence kanë dalë në foto bashkë me Fabio Wajngarten, sekretari për median i Bolsonaros.
Pavarësisht vendimit të Trump, senatori republikan Lindsey Graham, ka thënë se do të vetëkarantinohet dhe do të testohet për koronavirusin, pasi ishte i pranishëm në atë darkë. Ai tha se nuk mbante mend të ishte prekur me ndihmësin e Bolsonaros, por për siguri do të izolohej. Të njëjtin vendim mori edhe senatori tjetër republikan, Rick Scott, pasi ishte takuar me delegacionin brazilian. (A2 Televizion)