Itali, personat aktualisht pozitivë, shifra më e lartë nga 21 maji

Nga A2 CNN
6 Tetor 2020, 19:01 | Bota
Itali, personat aktualisht pozitivë, shifra më e lartë nga 21

Sërish në rritje rastet e pozitivitetit ndaj COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 2677 të infektuar në 24 orët e fundit, duke nënvizuar se nga dje janë rritur me 40 mijë tamponët.

Personat aktualisht pozitivë në vendin fqinj janë 60.134, shifra më e madhe nga 21 maji.  

Viktimat e sotme janë 28, ndërkohë që të shtruarit në terapi intensive shkojnë në 319. Ashtu si dje, Kampanja mbetet rajoni më i goditur me 395 raste ditore, por rriten shifrat edhe në Lombardi me 350 raste dhe në Lacio me 275. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos