Itali, rriten sërish rastet dhe viktimat nga koronavirusi

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 18:14 | Bota
Itali, rriten sërish rastet dhe viktimat nga koronavirusi

Italia vijon të shënojë një trend rritës për sa i përket viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në vend brenda 24 orëve.

Sipas komunikatës së përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 101 mijë tamponë të kryer në ditën e fundit 1585 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar. Gjithashtu u regjistruan dhe 13 viktima.

Personat që e kanë fituar betejën me virusin janë 689 ndërkohë që është rritur me 6 numri i shtrimeve të terapinë intensive.

Rajonet më të prekura që vijojnë të shënojnë më shumë raste të reja vijojnë të jenë Lombardia dhe Kampania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos