Vonohet shpërndarja e vaksinës së Pfizer në 8 vende të BE

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 13:40 | Bota
Vonohet shpërndarja e vaksinës së Pfizer në 8 vende të

8 vende të Bashkimit Europian kanë pasur vonesa me marrjen e vaksinës së kompanisë Pfizer / BioNTech për shkak të një problemi logjistik në fabrikën belge.

Autoritetet spanjolle bënë me dije se kishin marrë një mesazh nga Pfizer se ngarkesa me vaksina do të mbërrinte të martën dhe jo të hënën për shkak të një problemi në procesin e transportit.

Dorëzimi i kësaj vaksinë është disi e komplikuar pasi duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta rreth minus 70 gradë Celsius.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, siguroi që çështja tashmë ishte zgjidhur dhe se vaksinat “ishin në rrugë sot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos