
Në Itali janë shënuar 369 viktima në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë, kur ishin regjistruar 236 viktima.
Rastet e reja janë 1 444.
Numri total i viktimave në vendin fqinj ka arritur në 29 864, ndërsa ai i të infektuarve në 214 457.
Numri i të shëruarve është rritur me 8 014, krahasuar me ditën e djeshme. (A2 Televizion)