All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Itali, shifra më e lartë nga 1 janari, ekspertët: Sapo ulim masat, infeksioni merr vrull, po ulet mosha mesatare

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 19:24 | Bota
Itali, shifra më e lartë nga 1 janari, ekspertët: Sapo ulim
All - Paragraf - 1

Vijon rritja e rasteve në Itali, që kanë kaluar sërish pragun e 20 mijë infeksioneve ditore. Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 20499 raste, shifra më e lartë e vitit 2021, në qoftë se përjashtohet 1 janari, ku ishin 22111.  Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.3%, shifër kjo alarmante për ekspertët.

Ndërkohë viktimat e deklaruara janë 253, në ulje të dukshme nga dita e djeshme, ku ishin 308.  Lombardia është sërish vatër e përhapjes së infeksionit, me bilancin më të madh me distancë, 4557 raste, e ndjekur nga Emilja Romanja me 2575 dhe Kampanja me 2519.

All - Paragraf - 3

Tre rajone do të shndërrohen në portokalli, pikërisht Lombardia, Piemonte dhe Marke, ndërkohë që Basilikata mund të shndërrohet në të kuqe, edhe nga mungesa e shtretërve spitalorë në atë rajon.

Në momentin që ulim masat, epidemia fillon të përhapet menjëherë. Kjo do të thotë që popullsia që rrezikon infeksionin është ende shumë e madhe. Ndërkohë po bie mosha e të infektuarve, që pasqyrohet edhe në rritjen e rasteve në shkolla”, deklaroi drejtori i Parandalimit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos