Italia ndryshon masat për udhëtarët shqiptarë, tampon falas në aeroport

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 15:56 | Aktualitet
Italia ndryshon masat për udhëtarët shqiptarë, tampon falas

Një njoftim i rëndësishëm vjen përmes Ministrisë së Jashtme shqiptare, dhe që intereson të gjithë nënshtetasit shqiptarë që duan t’i drejtohen Italisë.

Vendi fqinj, që për shtete si Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta nga data 12 gusht pretendon nga udhëtarët e atyre vendeve që të paraqesin dëshminë e testit negativ ndaj COVID-19. Për pasagjerë nga  vende të tjera, si Shqipëria, autoritetet italiane kanë vendosur t’u kryhet tamponi në momentin e mbërritjes në aeroport, falas dhe pa kosto për pasagjerët.

Përgjigja e tamponit mund të zgjasë deri në 48 orë, periudhë në të cilën udhëtarët duhet të mbajnë regjim karantine në banesën ose destinacionin e tyre.

Kjo ka ndodhur sot, njofton Ministria, edhe për grupin e udhëtarëve nga Shqipëria që arritën në aeroportin e Perugias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos