
Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Merxhan Çelnikun, i akuzuar nga SPAK për veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”.
Masa e sigurisë “arrest në burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”, duke bërë që Çelniku të lirohet nga paraburgimi.
Ai dyshohet nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në skema mashtrimi përmes call center-ave. (A2 Televizion)