
Për qytetarët që vijojnë të qëndrojnë në radhë në kufi ka reaguar sërish Presidenti i Republikës.
Ilir Meta i bën thirrje qeverisë për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.
“Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme!”, shkruan Meta.
Kërkesë, Kreu i Shtetit shqiptar ka bërë edhe për autoritetet greke që të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. (A2 Televizion)